Enada Hoxha dhe Gred Vasso ka qenë një shembull partneriteti në skenë dhe në jetën private për shumë vite, përflitet se mund të kenë vendosur t’i japin fund martesës së tyre të gjatë.
Sipas zërave që po qarkullojnë martesës së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë një djalë të quajtur Roan, mund t’i ketë ardhur fundi.
Megjithatë, as Enada dhe as Gerd nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike për këto zëra.
Disa detaje nga lëvizjet e fundit në rrjetet sociale kanë shtuar dyshimet rreth situatës pasi Gerd Vaso ka hapur një llogari të re personale, ku nuk ka asnjë foto me Enadën dhe nuk e ndjek atë në rrjete sociale.
Një tjetër detaj që ka rënë në sy është fakti se, ndonëse Enada nuk ka fshirë postimet e vjetra me Gerdin, ajo nuk ka ndarë asnjë foto të re me partnerin e saj.