Kryeparlamentari Glauk Konjufca është ankuar për trajtim jo të barabartë mes Kosovës e Serbisë në procesin e dialogut.
Për mundësinë e përjashtimit nga Procesi i Berlinit për shkak që Kosova po refuzon që të heqë masat e sigurisë ndaj mallrave serbe siç ka kërkuar Gjermania përmes emisarit Manuel Sarrazin, Konjufca tha se është pa tekst nëse kjo do të jetë arsyeja që Kosova mund të përjashtohet.
Mundësinë e përjashtimit nga Procesi i Berlinit e ka pranuar edhe presidentja Vjosa Osmani. Këto paralajmërime për Kosovën po vijnë para samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet me 14 tetor.