-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miftaraj: E paqartë nëse aktakuza ka të bëjë me agresion shtetëror kundër Kosovës

Kryesoret

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha shumë informacione për aktakuzën e ngritur kundër 45 personave për sulmin në Banjskë.

Derisa vlerëson “kohën e shpejtë” për të cilën është ngritur aktakuza, ai thotë se për publikun është shumë e rëndësishme të dihet nëse ajo ka të bëjë edhe me vepra që ndërlidhen me agresionin shtetëror ndaj Republikës së Kosovës, apo vetëm me një grup kriminal.

“Është e kuptueshme që prokurorët, në këtë fazë, mund të jenë të kufizuar në dhënien e informacioneve të detajuara lidhur me aktakuzën. Por, besoj se në pyetje të përgjithshme… kryeprokurori do të mund të përgjigjej”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Të mërkurën, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave për sulmin e armatosur në Banjskë.

Në këtë fshat në veri të Kosovës, një grup i armatosur serbësh sulmoi shtatorin e kaluar policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Autoritetet e Kosovës e cilësuan sulmin si terrorist dhe bënë përgjegjëse Serbinë për organizimin e tij. Kjo e fundit e mohoi përgjegjësinë./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit