Në ndeshjen e Ligës së Kombeve ku Shqipëria u mund 0-1 nga Gjeorgjia, futbollistët kuqezinj janë vlerësuar për performancën e tyre.
Sipas “Sofa Score”, Ylber Ramadani ishte lojtari më i vlerësuar me notën 7.7, ndërsa Kristjan Asllani dhe Endri Mitaj plotësojnë podiumin. Në anën tjetër, Armando Manaj dhe Agim Ibrahimi kanë marrë notat më të ulëta.
Ndryshe nga triumfi ndaj Ukrainës, ku Shqipëria fitoi 2-1, sfida me Gjeorgjinë u dëshmua të ishte shumë më e vështirë, me skuadrën e Silvinjos që nuk arriti të regjistrojë asnjë gjuajtje në portën e Mamardashvilit.