-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas protestave për aksin Thumanë-Kashar, drejtuesi demokrat në Krujë: Do të ketë hyrje dhe dalje në zonat e tyre

Kryesoret

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë dega Krujë, Sabah Sheta me anë të një postimi në rrjetet sociale facebook njofton se banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë realizuar kërkesën e tyre për të pasur hyrje dhe dalje në autostradën Thumanë-Kashar.

Ai shprehet se pas takimit që patën si përfaqësi e qytetarëve të Krujës me ballukun u pranua kërkesa për të pasur akses në rrugën Thumanë-Kashar.

“U bë e mundur që qeveria shqiptare të tërhiqet nga izolimi që i bënë mijëra bizneseve dhe 85 mijë banorëve të Krujës. Motra dhe vëllezër krutanë! Kjo nuk është lëmoshë dhe dhuratë për ne. Është një e drejtë e mohuar nga ekzekutivi, por tashmë e fituar dhe pse me vonesë, por që ishin protestat tona sistematike, rezistenca jonë, premtimi që i bëmë njëri-tjetrin për të mos bërë asnjë hap pas, ajo që na mundësoi uljen në tavolinë sot me znj.Balluku, prej së cilës morëm premtimin që qytetarëve të Bashkisë Krujë do tu kthehet ajo që kishin; akesin (hyrje dhe dalje) në rrugën e re Thumanë-Kashar”, shkruan Sabah Sheta.

Më tej ai falenderon të gjithë ata që iu bashkuan protestës dhe nuk u tërhoqën në asnjë moment derisa fituan të drejtën që iu ishte mohuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit