Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas ndalimit nga autoritetet serbe në kufi të kryetares së Preshevës, Ardita Sinani.
Kamberi shprehet se lista e Vulinit po vazhdon të aplikohet edhe më tej.
Ai thotë që “Serbia gjithnjë e më shumë po largohet nga vlerat perëndimore e aplikimi i demokracisë”.
“Sa keq për një shtet që pretendon të bëhet pjesë e BE-së”, shprehet Kamberi.
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ndalohet në kufi nga policia serbe