-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, flasin fqinjët: Shkonin si vëllezër, nga fëmijët nisi sherri

Kryesoret

Në Roskovec, banorët janë të shokuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi më 9 shtator, ku dy vëllezër, Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj, u vranë nga Altin Kuka pas një konflikti që kishte filluar për shkak të një sherri mes fëmijëve.

Sipas Report TV, fqinjët e përshkruajnë marrëdhënien ndërmjet familjeve Kurtaj dhe Kuka si shumë të ngushta dhe miqësore, duke theksuar se ata shpesh hanin dhe pinin bashkë.

“Ai që i plagosi, që është në burg, rrinte tek ata, hante pinte. Shkonin si vëllezër. Vetëm nga kalamajtë nisi sherri. I vrau me automatik.

Nuk kishin asgjë. U shokuam, ngelëm pa fjalë, nuk themi dot gjë. Nuk kishin ngatërresa më parë. Po nga sherri i fëmijëve, nuk e prisnin as nga Altini, as nga këta. Njerëz punëtorë, të nderuar. Autori u dorëzua vetë në polici, me makinë vetë shkoi.

Hanin e pinin bashkë, ishin si vëllezër. U zunë kalamajtë, djemtë zihen, por është puna që i nda i madhi”, thonë banorët.

Ngjarja u shkaktua nga një përleshje që përfshiu Kukën dhe dy vëllezërit, duke çuar në përdorimin e një arme automatike nga ana e Kukës.

Pas incidentit, ai u vetëdorëzua në komisariatin e Policisë Fier, duke dorëzuar armën e përdorur. Policia është duke hetuar arsyet e konfliktit dhe dinamikën që çoi në këtë vrasje të dyfishtë. Banorët janë të tronditur nga kjo tragjedi, pasi ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur më parë në fshat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit