Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e plagosjes me armë zjarri të ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në zonën e “Rrethrrotullimit të 3-shit”.
Sipas njoftimit të zyrtarëve, janë identifikuar tre autorët e dyshuar: G. N., E. N., dhe Mario Nela. Nga hetimet e shpejta rezulton se dy prej tyre janë shoqëruar në komisariat, ndërsa një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese janë sekuestruar si prova materiale.
Sipas policisë, konflikti për motive të dobëta ka rezultuar në plagosjen Ervin Nelës, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit për ndihmë mjekësore të viktimës, kanë organizuar punën për dokumentimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve,” thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit të tretë, Mario Nela.