Sergey Karaganov, një ekspert i politikës ruse dhe këshilltar i lartë i Vladimir Putinit, ka kërcënuar se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore kundër shteteve që mbështesin agresionin e NATO-s në Ukrainë.
Në një intervistë për gazetën Kommersant, Karaganov ka akuzuar SHBA-të për mashtrim të aleatëve të tyre mbi kapacitetet bërthamore të Moskës dhe ka kërkuar një qëndrim më të fortë bërthamor nga Rusia.
Ai ka theksuar se Rusia mund të realizojë një sulm të kufizuar bërthamor pa nisur një konflikt global dhe ka paralajmëruar se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur territorin e saj.
‘Ne kemi të drejtë t’i përgjigjemi me një goditje bërthamore të gjitha sulmeve masive në territorin tonë. Kjo vlen edhe për çdo kapje të territorit tonë’, nënvizoi ai.