Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi sot se kreu i ri i Gardës, Ermal Onuzi është investim i një oligarku dhe në favor të emërimit të tij janë bërë edhe ndryshimet ligjore në Kuvend.
“E kishte zgjedhur që në shkurt 2024 si investim të një oligarku. Ligjet me porosi janë kthyer rutinë dhe normalitet. Duhet të shikohet si u votua dhe pse ligji, ky është një rast korrupsioni. Ngrini një komision etike për këtë rast” tha ai.