Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi hodhi akuza të forta ditën e sotme në seancën plenare.
Bardhi tha se ka biseda se si emërohen drejtorët e policive përfshirë atë të Shkodrës, ku përmendi edhe ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Ai tha se “Mondi”, ku nënkuptonte kreun e policisë së Shkodrës Edmond Sulja ka përdorur Sky Ecc.
Për ti kundërpërgjigjur Bardhit ka reaguar Ministri i Brendshëm Ervin hoxha ku thotë se janë të pa vërteta këto akuza. Hoxha shprehet se Edmond Sulja është me gradën drejtuesi i parë dhe mban postin e drejtorit të Policisë në Shkodër.
“Kam punuar me Z Edmond Sulaj dhe është një nga oficerët në karrierë, që ka treguar aftësi dhe integritet gjatë gjithë karrierës së tij. Ai ka 27 vite punë. Sulaj ka marrë detyrën më 2023. Sulaj u zgjodh sipas meritës me konkurs.”, tha Hoxha.
Ndërsa Gazment Bardhi tha se “Nuk e dija Gëzim Gjoka ka shtuar zëdhënësit. Ndryshuat edhe ligjin, për të emëruar kreun e Gardës.