Çifti i njohur i rrjeteve sociale Hatixhe dhe Jashar Stojku janë gjobitur nga policia e Tiranës për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara.
Gjithashtu policia i ka sekuestruar edhe makinën luksoze me të cilën Hatixhe dhe Jashari po udhëtonin.
Hatixhe e njohur në rrjetin social Tik Tok me emrin Hati ka reaguar dhe shprehet me ironi: Bravo policia për punën e lodhshme dhe t’pandalur! Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot!