Tërhiqet Pandeli Majko dhe kërkon ndjesë për shtyrjen e gazetarëve mëngjesin e sotëm në hyrje të Parlamentit, pasi nuk i pëlqeu pyetja që media i drejtoi. Pas reagimit të shoqatave të gazetarëve dhe deputetëve të opozitës ish-kryeministri kërkoi falje.
“Unë do të bëj një koment që lidhet edhe me vlerësimin që bënë dy koleget e mia. E vlerësova që të marr përsipër të kërkoj një ndjesë ndaj gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave. Në veçanti ndjesën më të veçantë dëshiroj t ia ofroj gazetares që ka qenë shtatzënë” tha ai.
Tabaku: Majko shtyu gazetaren shtatzënë! Spiropali: Nuk di gjë