Një rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur në Shkodër, ku një grua 43-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj 82-vjeçare. Policia e Shkodrës ka ndaluar Elvira Buçin, të cilës i janë komunikuar akuzat për goditjen dhe dhunimin e të moshuarës me një shkop.
E moshuara është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër me hematoma të shumta në fytyrë dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja u bë e njohur përmes raportimeve në rrjete sociale nga fqinjët dhe banorët e zonës.