Ndeshja mes Patizanit dhe Dinamo City-t u mbyll në barazim 2 me 2. Dinamo e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh në minutën e 5-të, me Itodo Mandela. Të kuqtë nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat me Bintsouka në minutën e 33-të.
Më pas në minutën e 91, Rrapaj me një supergol nga jashtë zone, i dha avantazhin Partizanit, duke përmbysur rezultatin.
Mirëpo festa e “demave” zgjati pak pasi në minutën e 95-të, ishte Lorenco Vila, që përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe e ndali në fundin e rrjetës, duke barazuar shifrat.
Partizani mban vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Dinamo renditet në vendin e parafundit me 4 pikë.