-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Rama: Akuzat për mbetje toksike janë fantazi dhe politzim

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, në përgjigjen e tij gjatë interpelancës, e cilësoi kërkesën për interpelancë si një “serinë flërtërrfesh dhe fantazish malinje” të ngritura për të helmuar opinionin publik shqiptar.

Rama e krahasoi këtë situatë me ngjarjen e Pogradecit, duke e cilësuar si një përpjekje për të përdorur politikisht një çështje të rëndë. Ai tha se akuzat janë të pasakta dhe se deri tani nuk ka asnjë provë konkrete të përfshirjes në eksportimin e mbetjeve të rrezikshme.

Rama theksoi se çdo dokument i ofruar është në përputhje me ligjin dhe Konventën e Bazelit, dhe se nuk janë eksportuar mbetje të rrezikshme.

“Jam këtu për t’ju përgjigjur një kërkesë për interpelancë, pas një seri fletrrufesh të ca akuzave dhe fantazie malinje, për të vijuar helmimin e shqiptarëve përmes kanalizimeve të botës digjitale. Burimi i kësaj telenovele të fundverës që u shfaq pas asaj ngjarjes së Pogradecit, ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh të rrezikshme nga Shqipëria në Azi. Vet organizata ndërkombëtare jo qeveritare shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerra nga Shqipëria janë mbetje të rrezikshme, pra dyshime asgjë e vërtetuar, asnjë provë e faktuar ende, por vetëm dyshime.

 Qysh në fillim agjencitë ligjzabtuese i kanë konsideruar këto dyshime me vëmendjen e duhur me dhe vullnetin për të hetuar dhe ndërkohë që prokuroria vazhdon sot që të hetojnë, goja e politikës së urrejtjes ka ngritur akuza dhe ka caktuar fajtor dhe fajtori janë kriminelët e regjimit imagjinar me mua në krye”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit