Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Elbasanin, Ervin Salianji, ka nisur fushatën për zgjedhjet e vitit 2025 me një vizitë në Gramsh.
Gjatë takimit me qytetarët, Salianji shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe besimin e treguar.
Ai theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të fortë dhe të sinqertë për të përmirësuar kushtet e jetesës në këtë zonë.