Gjatë diskutimit për ndryshimet në Urdhrin për Mjekët, deputeti Agron Shehaj i është rikthyer është njëherë akuzave drejtuar qeverisë dhe ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu në lidhje me mungesat e ilaçeve tek Onkologjiku.
“Një gazetar ka bërë publike para disa ditësh mesazhet ku komunikojnë mjekët e Onkologjikut. Nuk e di nëse e keni parë. Kjo ndodh tek Onkologjiku zonja ministre me këtë ligjin që keni bërë që do të sjellë rregulla të reja te mjekët mendoni se e zgjidhin problemin e ilaçeve.
Mjekët detyrohen të gënjejnë pacientët, iu bie propaganda, ju thoni gënjejini, shkurtoni trajtimin. Kjo ndodh tek Onkologjiku dhe këto që bëni ju që o burra të ndryshojmë ligjin e urdhrit të mjekëve i tregoni opinionit publik që marrim masa, është thjesht mashtrimi i radhës.
Nuk ka për të buzëqeshur zonja ministre, po flas për ilaçet që mungojnë tek Onkologjiku. Janë komunikimet e mjekëve e kuptoni që kjo është kriminale.
Mjeku duhet të thotë të vërtetë se pacienti mund të gjejë një zgjidhje tjetër. Shëndetësia është ministria ku vidhet më shumë, qindra miliona euro keni harxhuar me PPP. Dera e mbyllur tek Onkologjiku është e mbyllur se s’ka ilaçe, jo se s’ka mjekë”, tha Agron Shehaj.