Një 54-vjeçar u arrestua në Vorë pasi dhunoi një mjek, sepse ky i fundi nuk i dha raport për gruan.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij.
Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë” njofton policia.