Dita e parë e vitit hapi shtegun, e tereni u shtrua për 6 vjet rresht.
1 janari i 2017-ës, shënoi fillet e angazhimit të Millan Radoiçiqit, kokës së grupit të Banjskës, për të kryer sulmin e 24 shtatorit.
Veçse për këtë kryesulmuesi, nuk mund ta bënte pa shumë para të cilat nuk i kishte hiç problem.
Ato, siç thuhet në aktakuzën 158 faqëshe të Prokurorisë Speciale të siguruar nga Klan Kosova, i merrte drejtpërdrejtë nga Republika e Serbisë, përmes tenderëve milionësh.
E me këto para u ble ky armatim i rëndë, uniformat e grupi terrorist pajisje të tjera e deri te pagesa ‘cash’ e krejt grupit.
Në aktakuzë thuhet se “Millani i ka organizuar këta persona dhe personat e tjerë në Serbi, të cilët i ka ushtruar, i ka përgatitur me armatim të lehtë dhe të rëndë,ë të cilët një kohë të gjatë kishin ushtruar në Serbi dhe shumicën prej tyre, Millani i ka paguar nga 2 mijë euro në muaj përmes parave kesh, për t’i përfshirë në këtë grup”, njofton Klankosova.tv.
Tutje, në aktakuzë thuhet se “ata fillimisht i kanë thënë se kanë shkuar me idenë që të çlirojnë pjesën veriore nga Kosova, po ashtu me qëllim që serbët e kësaj pjese të shkëputën nga Kosova”.
Për ta ndarë Kosovën, këtij sipas Speciales nuk i mungoi as përkrahja politike, si kjo që iu dha në takimin e 13 tetorit 2021 nga presidenti Aleksander Vuciq, ku Radociqi ishte betuar për mbrojtje të serbëve deri në fund.
Për përmbushjen e këtij zotimi iu dha mundësinë që ti marr në shfrytëzim mjete ushtarake të republikës së Serbisë, me nënshkrim zyrtar ushtarak. Përfshirë edhe minën me të cilën u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Por, deri te ky momenti i cili sipas aktit akuzues ndodhi fiks në 03:37, futjen në tokën e Kosovës sikur nuk e kishin për ngut. Në hotelin ku këta po qëndronin derisa po bëheshin gati për sulm, kishin kohë edhe për birra e edhe fotografime me thika nëpër duar.
Kur vinte koha e ushtrimeve fushore, taktike me armë të ndryshme e eksploziv i bënin nëpër krejt këtë hapësirë që përfshinë hotelin ‘Gray’ në Kopaonik e në poligonin “Pasuljanske Livade”, të Serbisë, të papenguar nga autoritetet e këtij shteti./ Klan Kosova