Në protestën e 25-të të opozitës kundër Erion Veliajt, Klevis Balliu ka bërë akuza të forta ndaj qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë.
Ai ka akuzuar Veliajn si pronar të inceneratorit të Tiranës dhe lider të një grupi kriminal, duke theksuar se Edi Rama dhe figura të tjera të qeverisë janë po ashtu të përfshirë në skema korrupsioni.
“Dhe pyetja ngrihet se çfarë i mban këta hajdutë në pushtet, kur nje popull i tërë e di që këtë janë hajdutë. I mban një drejtësi e korruptuar. Ky është sot këtu sepse këtu nuk ka drejtësi. Erion Veliaj vazhdon sot të jetë në krye të bashkisë së Tiranës sepse këtu nuk ka drëjtësi.
Edi Rama vazhdon të jetë në pushtet sepse këtu nuk ka drejtësi dhe sot ka mbledhur qentë e tij në Elbasan në një resort trafikantësh për të na treguar se si do të hyjmë ne Evropë me drogë. Si mund të shkosh në Evropë me drogë dhe me trafikante ne parlament . Si mund të shkosh ne Evropë me kriminelë që drejtojnë Policinë e Shtetit. Që urdhërojnë policinë e Shtetit.”, tha Balliu.