-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Delegacioni i BE-së reagon ndaj votimit për Xhaçkën: Nuk është një hap në drejtimin e duhur

Kryesoret

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shprehur shqetësim pas votimit të djeshëm në Kuvend mbi mandatin e Olta Xhaçkës, duke e cilësuar këtë veprim si një hap të gabuar.

BE-ja theksoi rëndësinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti, duke i bërë thirrje institucioneve shqiptare të respektojnë kontrollet dhe balancat institucionale të sistemit demokratik.

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023)”, reagon BE.

Ata shprehen se ndërsa inkurajohen nga angazhimi i Kryetares së Parlamentit për të ndjekur vendimet e mbetura, ajo që ndodhi ditën e djeshme nuk kontribuon në përmirësimin e situatës.

Më tej në reagim thuhet: “Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit