Evropa Qendrore është në gatishmëri për përmbytjet më të rënda të dekadave, pasi cikloni Boris pritet të sjellë reshje masive gjatë fundjavës.
Meteorologët parashikojnë deri në 400 litra shi për metër katror në disa rajone të Çekisë dhe Polonisë, ndërsa Austria dhe Sllovakia do të përballen me rreth 200 litra. Autoritetet kanë anuluar ngjarje kulturore dhe kanë boshatisur rezervuarët për të shmangur katastrofat.
Në Poloni, alarmet janë ndezur në qytetet pranë lumit Oder, ndërsa në Republikën Çeke, situata mund të arrijë nivelet e përmbytjeve të vitit 1997 dhe 2002. Në Austri dhe Sllovaki, forcat ushtarake janë në gatishmëri për ndihmën e emergjencave, ndërsa niveli i Danubit mund të arrijë rekorde të larta.
Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta priten të krijojnë një situatë të ngjashme me ato të vitit 2013, kur përmbytjet u konsideruan më të rënda në një mijë vjet.