“Pikë Uji”, filmi i regjizorit Robert Budina, ka arritur një sukses të madh në kinematë shqiptare, duke provokuar diskutime të thella mbi realitetin dhe sfidat e shoqërisë.
Pas premierës në kinema Milenium, filmi vazhdon të shfaqet në Tiranë dhe në të gjitha kinematë e Shqipërisë, duke ofruar një përvojë filmike të fortë dhe emocionuese.
Me një kast të talentuar dhe një skenar të arrirë, filmi pritet të bëjë impakt në kinematë e Ballkanit dhe të Evropës, duke shpresuar të ruajë këtë sukses edhe në skenën ndërkombëtare.