Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla për të përmirësuar mbrojtjen e nxënësve. Sipas saj, përballë rreziqeve si ngacmime, agresion dhe dhunë, janë angazhuar 240 oficerë të sigurisë që punojnë ngushtë me mësuesit, komunitetin dhe bordet e prindërve për të siguruar një ambient të sigurt në shkolla.
“Mendojmë se përpjekjet janë bërë për të krijuar mburojën e sigurisë në shkolla, kemi shtuar numrin e oficerëve të sigurisë në shkolla çdo vit.
Kemi jo pak, por armatë të oficerëve të sigurisë në shkolla, 240 të cilët në bashkëpunim të ngushtë me mësuesit, me komunitetin, bordin e prindërve, po bëjnë një punë të lavdërueshme. Është e rëndësishme të fuqizojmë rolin e tyre. Paga e tyre u rrit me afro 20% duke garantuar të jenë më të motivuar dhe figura e tyre të ketë më shumë autoritet në shkolla.”, tha Manstirliu.
Manastirliu theksoi se këta oficerë janë të trajnuar për të parandalur dhe sinjalizuar fenomene të padëshiruara dhe se pagat e tyre janë rritur me 20% për t’i motivuar dhe forcuar autoritetin e tyre.