Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar ndaj kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka sugjeruar mundësinë e shpalljes së Kosovës si territor të pushtuar.
Osmani theksoi se këto deklarata reflektuan mendësinë e vjetër të Vuçiçit, trashëgimtar i Millosheviçit, dhe u shpreh se Kosova do të mbetet gjithmonë një shtet i pavarur dhe demokratik.
Ajo paralajmëroi Vuçiçin se çdo veprim i tij do të përballet me vendosmërinë e institucioneve të Kosovës dhe se nuk do të lejohet kthimi pas në zhvillimet e rajonit.
“Fytyra e vërtetë e Vuçiçit është ajo që i kërcënon shtetet fqinje me okupim. Nuk ka Vuçiç tjetër, nuk ka Vuçiç pro-paqe, por ka Vuçiç që shkakton destabilitet, që do ta kthej rajonin prapa, por assesi nuk do ta lejojmë”.
“Çka do që mund të synojë, do të përballet me vendosmërinë e institucioneve të Kosovës sepse nuk ka kthim mbrapa, nuk lejojmë kthim prapa”, tha ajo.