Çifti i njohur nga TikTok, Jashar dhe Hatixhe Brika, janë përfshirë në një incident me policinë rrugore, e cila ka sekuestruar mjetin e tyre luksoz dhe i ka gjobitur ata për tejkalim të normave të shpejtësisë.
Pas ngjarjes, Hatixhe Brika, e njohur si Hati në rrjetet sociale, ka reaguar me ironi ndaj autoriteteve. Ajo ka shkruar: “Bravo policia për punën e lodhshme dhe t’pandalur, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot.”
Reagimi i saj ka nxitur një valë komentesh dhe diskutimesh në platformën TikTok dhe në rrjetet sociale.