-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS refuzon të dërgojë mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, opozita kritikë

Kryesoret

Partia Socialiste ka refuzuar për herë të tretë të dërgojë mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, duke mos zbatuar vendimin e dhënë më 10 korrik 2024.

Në seancën e fundit të Kuvendit, 65 deputetë abstenuan, 9 votuan kundër, ndërsa vetëm 25 ishin për dërgimin e mandatit.

Votimi për mandatin e Olta Xhaçkës
Abstenuan
65 deputetë PS
Votuan kundër
1- Jurgis Çyrbja        (PS)
2- Bledi Çuçi,            (PS)
3- Damian Gjiknuri,   (PS)
4- Anduel Tahiraj,      (PS)
5- Paulin Stërkaj,      (PS)
6- Petro Koçi,            (PS)
7- Klodiana Spahiu,  (PS)
8- Shkëlqim Bullari   (PS)
9- Bujar Çela            (PS)
Votuan Pro
25 deputetë të opozitës

Ky veprim ka nxitur kritika të ashpra nga opozita, e cila e quajti këtë vendim si turp dhe një shkelje të hapur të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Opozita: S’kemi gjykatë kushtetuese

Spiropali: Teksa Kuvendi ka zbatuar gjithë procedura parlamentare për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, meqë ky vendim nuk miratohet, pasi nuk arriti shumicën e kërkuar nga ligji, nesër i drejtohem Komisionit të Venecias për mendim.

Opozita: T’iu vijë turp. Turp.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një mendim të mëtejshëm, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin dhe për të shmangur konflikte të tjera të ngjashme në të ardhmen. Ky hap pritet të ndihmojë në sqarimin e situatës dhe në përcaktimin e procedurave të ardhshme lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit