-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama nga Elbasani: Objektivi, rritja e pagave të mësuesve dhe forcimi i autoritetit të tyre

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, nga Elbasani, ka folur për angazhimet e qeverisë në përmirësimin e sistemit arsimor dhe forcimin e autoritetit të mësuesve.

Ai theksoi se kanë investuar në ndërtimin e institucioneve arsimore si shembuj të ambicies për të krijuar kushte të mira për fëmijët.

Rama gjithashtu nënvizoi përpjekjet për të rritur pagat e mësuesve në 950 euro, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm për të fuqizuar autoritetin e mësuesve dhe për të përmirësuar statusin e tyre profesional.

“Dua ta ritheksoj ca tha ministrja jemi fokusuar ne mënyre të posaçme edhe te fuqizimi i autoritetit te mësuesit. Duke vendosur objektiv rritjen e vazhdueshme te pagave te mësuesit. Sot kemi arritur qe pagën mesatare ta kemi 950 euro.” u shpreh Rama.

Ai përfundoi duke theksuar rëndësinë e mësuesve, mjekëve dhe policëve si tre figura kyçe që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

“Shqipëria do të jetë kampione në rajon në të gjitha aspekte duke pasur në vendin tonë njerëz sa më të devotshëm e ndër ta jane tre figura kryesore. Mësuesi, mjeku, polici.”, u shpreh kryeministri i vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit