Sot, deputetët socialistë do të mblidhen në Elbasan për një takim strategjik të organizuar nga kryeministri Edi Rama.
Ky takim do të fillojë rreth orës 10:00 dhe do të ndahet në tri pjesë kryesore, analiza e punës së komisioneve të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”, trajnim për strategjinë e komunikimit publik dhe përgatitja për procesin e integrimit europian, raporton Report Tv.
Kryenegociatorja Majlinda Dhuka do të paraqesë ecurinë e integrimit, ndërsa zyra e shtypit të PS do të fokusohet në përmirësimin e komunikimit dhe mesazheve publike.
Kryeministri Rama do të bashkohet me pjesëmarrësit në mesditë për të diskutuar strategjinë e fushatës për zgjedhjet e ardhshme.