Gjatë protestës së mbajtur përpara Bashkisë së Tiranës, eksperti i çështjeve ekonomike në PD, Dorjan Teliti, kritikoi ashpër menaxhimin e krimit dhe problemet me infrastruktura në kryeqytet.
Ai theksoi dështimet e qeverisë dhe administratës lokale në luftën kundër krimit dhe në menaxhimin e qytetit.
“Tirana e betonit, koshat qe nuk mblidhet edhe pse 32 milionë euro çdo vit per pastrimin Tiranës dhe djegien e plehrave qe nuk ekziston. Por shume shpejt drejtësia do vendoset. Ta harrojnë këta qe drejtojnë bashkinë e Tiranës se ne do ju falim. E duam Shqipërinë me drejtësinë.
Jo per çdo gjë e ka fajin Saliu që kur ndërtohet dhe Erion Veliaj nuk i sheh. Nuk ka faj Saliu që krimi është ulur këmbëkryq me qeveritaret që me kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë. Kemi një faj qe i kemi toleruar më shumë sec duhet.” u shpreh Teliti.