-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori suedez: I kemi sytë te Ukraina, s’kemi kohë për Urën e Ibrit

Kryesoret

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund u shpreh se fokusi i BE-së është në agresionin rus ndaj Ukrainës, ndërsa sipas tij, nuk ka kohë për diskutime rreth Urës së Ibrit në këtë moment.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron të spekulojë nëse vendimet e fundit të qeverisë po bëhen në prag të zgjedhjeve, derisa ka kërkuar koordinim më të mirë me bashkësinë ndërkombëtare.

“Në gjuhën greke është një fjalë, ‘kairos’, që do të thotë se duhet ta marrësh një vendim në momentin e duhur për të pasur rezultatet më të mira të mundshme. Nuk ma merr mendja se kemi ‘kairos’ momentalisht. Ura duhet të hapet, besoj që të gjithë pajtohemi për këtë, pyetja është kur dhe si.

Në pikëpamjen time duhet të behet në përputhje me konsultime të popullsisë në dy anët e lumit dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky është një problem simbolik, në realitet ka shumë ura tjera të hapura ku mund të qarkullojnë veturat e këmbësorët në Ibër”.

“Nuk dua të spekuloj (se këto veprime po bëhen sepse jemi në prag të zgjedhjeve). Do ta vlerësonim shumë nëse disa nga këto çështje do të diskutoheshin me komunitetin ndërkombëtar para se të ngriheshin problemet. Kjo është theksuar në disa raste ndërmjet komunitetit ndërkombëtar dhe kryeministrit Kurti”, ka thënë ai.

Kosova është pjesë e Evropës. Që të dyja vendet, edhe Kosova edhe Suedia, janë shtete të vogla dhe duhet ta kuptojmë se çfarë po ndodh në Evropë tani me agresionin rus mbi Ukrainën. Koha është që të fokusohemi aty dhe se si Kosova, Suedia e aleatët tjerë mund ta ndihmojnë Ukrainën nga Rusia, e cila po rrezikon edhe sigurinë evropiane” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit