-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbetjet toksike/ Tabaku: Skandal i përmasave ndërkombëtare

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ u shpreh se Parlamenti është një zgjatim i qeverisë.

“Parlamenti ka një sfidë shumë të madhe këtë vit, atë të vitit elektoral. Parlamenti duhet të rezonojë atë që presin njerëzit, politika është një instrument për të ndryshuar”, tha Tabaku.

Ajo tha se mbetjet toksike janë një skandal i përmasave ndërkombëtare dhe Shqipëria po konsiderohet si një pikë e kuqe në transportimin ilegal të mbetjeve toksike”.

Tabaku tha se fillimisht qeveria e hodhi poshtë skandalin, më pas tha se ka dyshime dhe ndërkohë ka pasur një hetim nga Olaf që ka nxitur edhe një hetim nga Prokuroria.

“Nuk bëhet fjalë për një dyshim, por për dy anije që janë duke u kthyer. Këtu bëhet fjalë për një zinxhir, nga Porti i Durrësit te Ministria e Mjedisit, te kompania Kurum, tani ose këtu shteti është palë, ose këto kanë gënjyer shtetin”, tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit