Mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti është rikuperuar dhe është gati për ndeshjen e radhës të Atalantës kundër Fiorentinës të dielën në orën 15:00.
Gjatë stërvitjes së djeshme u bashkua edhe Berat Gjimshiti, si dhe Sead Kolasinc.
“Kolasinac dhe Gjimshiti vijnë në formë jo më optimale për këtë ndeshje, Por të gjithë ata që janë grumbulluar, janë të gatshëm për t’u aktivizuar”, tha Gasperini sot para gazetarëve.