Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se tekstet e reja falas janë mashtrimi që thonë çdo vit Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu.
Xhixho thotë se rrjetet sociale janë mbushur ditët e fundit me videot e kryeministrit dhe ministres së Arsimit duke shpërndarë tekste falas, ndërsa qindra prindër më sjellin në imbox faturën e librave shkollorë të tyre.
“125 mijë lekë të vjetra për tekstet e një nxënësi! Imagjinoni si ia del një familje mesatare me dy ose tre fëmijë në shkollë?
Ku kanë përfunduar 9 milionë eurot që qeveria thotë se ka akorduar për tekstet falas?Propaganda boshe për tekstet, shkollat e reja, laboratoret digjitale, palestrat e terrenet sportive shkërmoqet në çast para shifrave alarmante të shkollave të mbyllura e klasave që sa vijnë e tkurren”, thotë Xhixho.
Ajo shton se “E vërteta e arsimit në Shqipëri, nën qeverisjen e Edi Ramës, është vetëm një: rezultatet e testeve PISA, të cilat më shumë sesa një vlerësim për nivelin e nxnësve 15-vjeçarë, janë tregues i dështimit të qeverisë!”