Në përgatitje për sfidën ndaj Mançester Sitit, trajneri Inzaghi ka planifikuar një rrotacion të madh për ndeshjen e sotme me Monzën.
Kristjan Asllani pritet të startojë si titullar, ndërsa disa lojtarë kryesorë si Lautaro dhe Çalhanoglu do të mbeten në stol për të pushuar për ndeshjet e ardhshme.
Të tjera ndryshime pritet të jenë në mbrojtje dhe mesfushë për të ruajtur energjinë për përballjen e Championsit.