Pjesë të Austrisë janë mbuluar nga bora, me trashësi që arrin deri në 1 metër në lartësitë mbi 1400 metra, sipas raportimeve të gazetës austriake Hoyte.
Ndërsa ultësirat po përballen me shi dhe përmbytje, borë ka rënë edhe në zona më të ulëta dhe ka bllokuar kalimet dhe makinat në Alpe. Parashikimet për ditët e ardhshme sugjerojnë stuhi të mëtejshme, duke e bërë të mundur që trashësia e borës të arrijë deri në 2 metra në disa zona.
Qeveria austriake ka rekomanduar qytetarët të shmangin udhëtimet në zona të caktuara për të shmangur rrezikun.