-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bullgaria raporton rastin e parë të kolerës pas një shekulli

Kryesoret

Bullgaria ka regjistruar rastin e parë të kolerës në më shumë se një shekull, konfirmoi mbikëqyrësi kombëtar i shëndetit publik.

Një 23-vjeçar indian, i cili jeton në Bullgari, është shtruar në spital në Sofje me diarre akute pas një udhëtimi në Indi. Testet laboratorike konfirmuan infeksionin e rrezikshëm.

Rasti i fundit i kolerës në Bullgari ishte regjistruar në vitin 1921. Aktualisht, pacienti dhe një person tjetër që kishte qenë në kontakt me të janë në gjendje të qendrueshme dhe janë izoluar. Spitali ka ndjekur procedura të rrepta anti-epidemike dhe ka nisur masa dezinfektuese.

Kolera është një sëmundje serioze e shkaktuar nga bakteri Vibrio cholerae dhe përhapet përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit