-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti austriak: Vuçiç nën ndikimin e Putinit, po krijon pretekst për konflikt me Kosovën

Kryesoret

Gunther Fehlinger, ekspert austriak, ka komentuar kërkesat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për Kosovën, duke sugjeruar se ai po përpiqet të krijojë një pretekst për konflikt të mundshëm, ndoshta nën ndikimin e Putinit.

Fehlinger argumenton se Vuçiç mund të po përdor tensionet për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e brendshme dhe se një veprim i tillë mund të sjellë pasoja të rënda nga SHBA.

“Presidenti Vuçiç duket se po përpiqet të ndërtojë një skenar që mund të çojë në luftë me Kosovën, veçanërisht duke pasur parasysh sezonin e vështirë të dimrit që po afrohet. Aleati i tij kryesor, Putin, duket i dobësuar pas dështimeve të fundit, dhe me ofensivën e pritshme të Ukrainës në Krime, Putini është i dëshpëruar për të ndezur konflikte diku tjetër, përfshirë Ballkanin. Megjithatë, Vuçiç e di se një luftë e vërtetë mund ta rrëzojë atë nga pushteti, me ndërhyrjen e SHBA-së”, shprehet Fehlinger.

Ai bën thirrje për një qëndrim të fortë nga NATO ndaj Serbisë dhe paralajmëron për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake nëse përshkallëzohet konflikti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit