Empoli arriti një barazim të jashtëzakonshëm ndaj Juventusit, duke mos pësuar asnjë gol. Në këtë ndeshje, mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli ishte një nga më të mirët dhe e përfundoi sfidën me shiritin e kapitenit.
Klubi postoi në faqen e tij një foto të Ismajlit duke qeshur, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në ekip. Tifozët e kanë komplimentuar për performancën e tij të shkëlqyer dhe udhëheqësinë në fushë.