-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaso flet për fushatën në Korçë: Përballja me Peleshin dhe ndihma ndaj demokratëve

Kryesoret

Ivi Kaso, drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, ka komentuar strategjinë e tij për përballjen me Niko Peleshin dhe forcimin e strukturave të partisë.

Pas takimeve me strukturat e PD-së në Korçë dhe Pogradec, Kaso shprehu optimizëm: Pritja që morëm ishte shumë pozitive. Strukturat janë të motivuara dhe angazhuar për të sjellë një ndryshim të vërtetë dhe për të përgatitur fushatën për zgjedhjet e ardhshme.

Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të PD-së në terren dhe bashkëbisedimin e vazhdueshëm me qytetarët: Do të jemi në terren, duke u përpjekur të ndihmojmë për çdo sfidë dhe problem që qytetarët hasin. Ky angazhim është thelbësor për të ndërtuar një lidhje të fortë dhe të besueshme me bazën tonë.

Në lidhje me situatën politike aktuale dhe sfidat që përballet PD-ja për shkak të arrestimit të liderit Sali Berisha, Kaso tha: Ndërkohë që Berisha përballet me sfida të shumta, ai mbetet një lider i fuqishëm dhe i motivuar që do të udhëheqë PD-në drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e riorganizimit të strukturave të PD-së dhe përpjekjeve për të bashkuar çdo demokrat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit