Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:45, Lul Rakaj hap zjarr në hyrje të një lokali në zonën e Malësisë së Madhe, duke plagosur dy persona, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.
Të plagosurit u transportuan urgjent në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Policia lokale, e mbështetur nga dy ekipe të forcave RENEA, ndërmori një operacion për arrestimin e Rakajt, i cili u ndalua në lidhje me ngjarjen.