Për shkak të reshjeve të shiut aksi rrugor Skuraj-Burrel është bllokuar dhe ka bërë të pamundur qarkullimin e makinave.
Kanë qenë banorë e Shkopetit ata që kanë ndërhyrë për të zhbllokuar qarkullimin.
Ata po punojnë me mjete rrethanore për lirimin e aksit, në mënyrë që lëvizja e mjeteve të kryhet normalisht.