Kryeministri britanik Keir Starmer po shqyrton mundësinë e dërgimit të azilkërkuesve në Shqipëri, duke u frymëzuar nga modelit italian të propozuar nga kryeministrja Giorgia Meloni.
Starmer ka shprehur interes për të mësuar më shumë mbi marrëveshjen italo-shqiptare për përpunimin e kërkesave për azil, pasi anuloi marrëveshjen e mëparshme me Ruandën.
Ai ka diskutuar me Melonin për mënyrat e përmirësimit të politikave të migracionit dhe është i hapur për ide të reja në këtë fushë.