Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekurs për vendimin e dhënë nag Apeli. Ai u shpall fajtor për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.
Gjykata e Posaçme e Apelit, vendosi më 13 shkurt të lërë në fuqi vendimi për deklarim fajtor të Bashkim Dedjas dhe dënimin e tij me 6 muaj burg, masë që u pezullua në këmbim të vendosjes në shërbim prove për 1 vit.
Hetimet ndaj Dedjas u nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme. SPAK siguroi atëherë në Gjykatën e Posaçme urdhër sekuestroje për një shtëpi me sipërfaqe 60 m2 në Golem, në zotërim të Dedjas.
Ai u deklarua dhe u dënua më 26 qershor 2023, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.