Deputeti socialist Toni Goga i ka drejtuar ftesën opozitës që të bashkohen në Komisionin e Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit.
Gogu u shpreh se korrupsioni është bërë pushtues i ditëve tona duke dobësuar institucionet, gërryer besimin dhe penguar përparimin. Më tej ai kërkon pjesëmarrjen aktive të çdo shqiptari, institucioni dhe force politike.
“Populli i Pezës nuk zgjodhi unitetin vetëm kur u shkonte përshtat; ata zgjodhën bashkimin sepse e dinin se kjo ishte mënyra e vetme për të mposhtur pushtuesin. Sot, ne kemi nevojë për të njëjtën frymë. Ne kemi nevojë që opozita të jetë me ne, jo vetëm kur është e përshtatshme, por gjithmonë, për hir të Shqipërisë”, tha Gogu.