Sllobodan Miletiq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë protestave të majit 2023, është dënuar me dy vjet burgim me kusht dhe 9,500 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Nëse Miletiq nuk kryen veprë penale gjatë periudhës 4-vjeçare, ai nuk do të vuajë dënimin me burg. Dënimi me gjobë është i detyrueshëm për t’u paguar brenda 15 ditëve pas përfundimit të aktgjykimit. Miletiq kishte pranuar fajësinë në marrëveshje me Prokurorinë Speciale.
Ai akuzohet për sulm ndaj personave zyrtarë dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale, ku janë lënduar mbi 30 pjesëtarë të KFOR-it dhe Policisë.