Pas barazimit me Monzën, ku Kristjan Asllani luajti si titullar, Interi ka njoftuar se ka zgjatur kontratën me mesfushorin shqiptar.
Klubi zikaltër ka rinovuar marrëveshjen me 22-vjeçarin për një vit të mëtejshëm, duke e lidhur atë me klubin deri më 30 qershor 2028.
Ky rinovim është një shenjë besimi nga Interi në aftësitë e Asllanit, që u bashkua me klubin në verën e vitit 2022.