-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreshnik Spahiu në ‘5 Pyetjet’: Kurti nuk mund tu thotë jo edhe miqve edhe armiqve

Kryesoret

Në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo,” juristi  Kreshnik Spahiu në një lidhje në Skype ka analizuar situatën gjeopolitike të Ballkanit. Ai vuri në dukje se ngjarjet e fundit dhe takimet ndërkombëtare kanë ndikuar ndjeshëm në strategjitë e rajonit, duke përmendur se Ballkani i Hapur mund të shërbejë si një alternativë në rast se Procesi i Berlinit dështon.

Spahiu theksoi rëndësinë e qëndrimeve ndërkombëtare dhe sfidat që përballen aktorët rajonalë.

“Kurti është paralajmëruar se nëse do të përjashtohej nga Procesi i Berlinit, goditja për Kosovën do të ishte fatale. Procesi i Berlinit është i vetmi ku Serbia merr pjesë me Kosovë. Kurti ka qenë avokat i fortë i procesit të Berlinit duke përjashtuar Ballkanin e Hapur vetëm për këtë arsye.

Ballkani i hapur është mbajtur një plan B. Nëse duam ta lexojmë në rreshta atë që kanë thënë përfaqësuesi dhe i deleguari i Gjermanisë në Ballkan, duhet lexuar nëse Kosova do të përjashtohet nga procesi i Berlinit do të katandiset te Ballkani i Hapur. Albin Kurti nuk mund të sillet dhe tu thotë jo edhe miqve edhe armiqve.’- tha Spahiu.”, u shpreh Spahiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit