Të mërkurën mbaron afati për aplikim për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kandidati i parë që ka aplikuar për këtë pozicion është Shemsi Prençi.
Ai ka nisur me postë aplikimin e tij.
Ndërkohë Policia e Shtetit po drejtohet përkohësisht nga Sokol Bizhga, pasi Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen nga ky pozicion dy vite pasi mori detyrën.